Analizimi i Trafikut ne Rrugen 21 Dhjetori

November 29th, 2017

Analizimi i Trafikut ne Rrugen 21 Dhjetori

Analizimi i Trafikut ne Rrugen 21 Dhjetori

Objektivat e këtij aktiviteti ishin:

1. Analizimi i kushteve dhe dendësisë së trafikut në kryqëzimin “21 Dhjetori”.

2. Ndërgjegjësim i shoqëruar me moton: “Na ndihmoni të përmirësojmë Shqipërinë së bashku! Ne e filluam me trafikun, po ti nga do t’ia nisësh? Nëse je shofer, mendo si këmbësor e nëse je këmbësor, mendo si shofer…’’

Në kuadër të këtij aktiviteti, studentët arritën të përllogarisnin dendësinë e trafikut gjatë një dite, në 4 pikat kryesore të kryqëzimit. Studentët kishin përgjegjësi për nxjerrjen e përfundimeve, duke ndarë me njeri-tjetrin idetë dhe rezultatet rreth matjeve të bëra, për përmirësimin e trafikut të rënduar në këtë pikë kalimi.

Një tjetër pikë e rëndësishme e studiuar ishte edhe transporti dhe lëvizjet ajrore, të cilat vështirësonin komunikimin e publikut. Qëllimi ishte të kujtojmë këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve, rëndësinë e rrespektimit të shënjave rrugore.

Falenderimet shkojnë për studentët e Departamentit së Inxhinierisë së Ndërtimit (Klasa 2018), për motivimin dhe dëshirën e treguar në kontributin e dhënë në përmirësimin e trafikut në Shqipëri.