Arian Jovani ishte i ftuar si drejtues ne nje Leksion te Hapur ne Universitetin Epoka

January 19th, 2017

Arian Jovani ishte i ftuar si drejtues ne nje Leksion te Hapur ne Universitetin Epoka

Arian Jovani ishte i ftuar si drejtues ne nje Leksion te Hapur ne Universitetin Epoka

Të Mërkurën, me 18 Janar 2017Z. Arian Jovani, drejtor sigurie të digave pranë koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), mbajti fjalimin e tij si drejtues i ftuar në një Leksion të Hapur, organizuar nga Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Epoka.

Z. Jovani prezantoi nje teme rreth "Ndërtimit dhe mirëmbajtjes së digave në lumin Drin", në ambientet e universitetit, duke adresuar faktorë të rëndësishëm në sigurinë e Digave të Fierzës, Komanit dhe Vau Dejes.

Leksioni u mbyll me konkluzionet përfundimtare ndërsa studentët u mirëpritën të bëjnë pyetje dhe të shprehin idetë e tyre në lidhje me temën e diskutuar.

 

 

   Arjan Jovani në një leksion të hapur në Universitetin Epoka