Forum i hapur me Almida Kaziu - "Studimi jashtė vendit"

January 12th, 2018

Forum i hapur me Almida Kaziu -

Forum i hapur me Almida Kaziu - "Studimi jashtė vendit"

Më 12 Janar 2018, Future Engineers Club në bashkëpunim me Departamentin e Inxhinierisë së Ndërtimit, organizoi një forum me Znj. Almida Kaziu, ish-studente në Universitetin Epoka.

Znj. Almida Kaziu është diplomuar në Universitetin Epoka në vitin 2015 si një ndër studentët më të mirë të Departamentit të Inxhierisë së Ndërtimit.

Gjithashtu, ajo është diplomuar së fundmi në Technische Universität Dresden, Gjermani, duke marrë një diplomë në progamin master “Llogaritje të Avancuara dhe Inxhinieri Strukture”.

Në këtë forum, znj. Almida Kaziu ndau me studentët e pranishem, eksperiencën e saj në lidhje me programet e studimit dhe jetën studentore në Dresden, si dhe procedurën e aplikimit në universitetet gjermane përmes bursave të ofruara nga DAAD.

Më pas forumi vijoi me një sesion pyetjesh, që studentët të kishin mundësi për të diskutuar më tëpër.