Konferenca e II-tė Ndėrkombėtare BCCCE

May 23rd, 2013

Konferenca e II-tė Ndėrkombėtare BCCCE

Konferenca e II-tė Ndėrkombėtare BCCCE

Universiteti Epoka, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës organizuan Konferencën e Dytë Ndërkombëtare të Ballkanit mbi Sfidat në Inxhinierinë e Ndërtimit, ku morën pjesë rreth 200 studies dhe akademikë nga rreth 20 vende të ndryshme të ballkanit dhe më gjerë.

Në ceremoninë e nisjes së punimeve, Kryetari i kësaj konference, përgjegjësi i Departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit Assist. Prof. Dr. Hüseyin Bilgin, falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe tha se organizimi i të dytës konferencë ballkanike mbi sfidat e inxhinierisë së ndërtimit, është një mundësi shumë e mirë që që studies dhe akademikë nga rajoni dhe jo vetëm, të shkëmbejnë ide dhe eksperienca si dhe të ofrojë zgjidhje praktike për çështje që lidhen me problemet aktuale të ixhinirisë së ndërtimit. Sipas tij, sfidat kryesore të inxhinieriesë së ndërtimit konsitojnë në rëndësinë në rritje të mbrojtjes së mjedisit. “Çështjet që kanë të bëjnë me mjedisin duhet të jenë prioritare për ne. Jo vetëm për faktin se ato ndikojnë në strukturën tonë, por sepse brezi i ardhshëm gjithashtu meriton të ketë të njëjtën cilësi mjedisore që ne kemi sot. Kjo është ajo që ofron zhvillimi i qëndrueshëm. Prandaj na duhet të rishqyrtojmë qasjen tonë në dizajn dhe teknologji për një mjedis më miqësor”, u shpreh Assist. Prof. Dr. Hüseyin Bilgin.  Një tjetër element tejet i rëndësishëm, sipas tij është dhe shkëmbimi i ideve rreth aspekteve të inxhinierisë së ndërtimit që lidhjen me analizimin e problematikave të së shkuarës dhe zhvillimin e procedura të thjeshta të dizajneve dhe teknologjive të përshtatshme, të cilat do të jenë rezistente dhe do të shmangin fatkeqësitë natyrore.

Ndërkohë në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın tha se si pjesë e rëndësishme e një prej objektivave kryesore të Universitetit Epoka atë të kërkimit shkencor, kjo konferencë ka vendosur veten si një ngjarje e rregullt shkencore me pjesëmarrjen e një numri të lartë të akademikëve të shquar nga vende të shumta dhe do të ndiqet nga të tjera konferenca në vitet e ardhshme. Prof. Altın nënvizoi rolin dhe rëndësinë që inxhinieria e ndërtimit ka në parandalimin e katastrofave dhe minimizimin e pasojave të saj. “Roli i praktikuesve të inxhinierisë civile është thelbësor në vlerësimin, parandalimin ose minimizimin e këtyre rreziqeve. Kam bindjen e thellë se kjo konferencë do të ketë një kontribut shumë të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes dhe hedhjen e themeleve për zhvillimin e një kulture për parandalimin e katastrofave në vendet e rajonit tonë dhe më gjerë”, u shpreh ai. Prof. Altın gjithashtu vuri theksin dhe në rritjen e bashkëpunimit mes universiteteve dhe akademikëve dhe shtoi se Universiteti Epoka do të vazhdojë të jetë një promotor i bashkëpunimit mes universiteteve.

Punimet e konferencës u përshëndetën dhe nga Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, z. Fatmir Mediu, i cili vuri theksin në rolin e shkencës si një faktor vendimtare që ndihmon në krijimin e politikave efikase qytetare. Ai shprehur mbështetjen e tij për punën kërkimore, duke e konsideruar atë si një nga pikat thelbësore të një politike qeveritare të sukseshme në mbrojtjen e mjedisit. Ai inkurajoi studiuesit dhe akademikët pjesmarrës në këtë konferencë, që të përkushtohen në studimet e tyre në mënyrë që në të ardhmen, këto studimet të jenë një kontribut i rëndësishëm në parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ndërkaq Rektori i Universitit Katip Çelebi të Izmirit, Prof. Dr. Galip Hakan vuri theksin në bashkëpunimin mes universiteteve të ballkanit dhe shtoi se organizimi i konferencave të përbashkëta, shkëmbimi i programeve, stafit dhe studenteve në mes universiteteve të rajonit, është një kontribut tejet i rëndësishëm në shumë sektorë.

Në fjalën e tij të shkurtër, Rektorit i Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Dr. Jorgaq Kaçani shprehu bindjen se zhvillimi i Shqipërisë mund të konsiderohet si një model për t'u ndjekur nga pjesa tjetër e vendeve në zhvillim të rajonit. Sipas tij shkëmbimi i informacionit gjatë punimeve të konferencës në vetvete është një mundësi dhe siguri më shumë për rajonin.

Në këtë konferencë u paraqiten rreth 140 punime shkencore në fusha të ndryshme të inxhinierisë si:  Inxhinieria Strukturore dhe ajo e Termeteve, Materialet e Ndërtimit, Inxhinieria Gjeoteknike, Inxhinieria Hidraulike, Transporti, Menaxhimi i Projekteve, Metoda Numerike në Inxhinieri, Monumente Historike, si dhe çështje të tjera të ndryshme studimore të cilat nxjerrin në pah sfidat dhe arritjet e reja në këto disiplina.