Konferenca Ndėrkombėtare e Inxhinierisė sė Ndėrtimit pėr Studentėt (ISCCE)

May 10th, 2012

Konferenca Ndėrkombėtare e Inxhinierisė sė Ndėrtimit pėr Studentėt (ISCCE)

Konferenca Ndėrkombėtare e Inxhinierisė sė Ndėrtimit pėr Studentėt (ISCCE)

Rreth 100 studentë të programeve Master dhe Doktorature, në rajonin e Ballkanit, u mblodhën në Konferencën Ndërkombëtare të Inxhinierisë së Ndërtimit për Studentët në Universitetin Epoka. Kjo konferencë u mbajt më 10-11 Maj, 2012, dhe ishte bashkëpunim i Universitetit Epoka me Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Universitetin e Prishtinës.

Ekspertët e rinj të ndërtimit parashtruan probleme aktuale të kësaj industrie. Duke marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga ISÇE studentët shkëmbyen mendime dhe eksperienca si dhe zbuluan mundësi të reja për të kuptuar dhe përballuar problemet dhe situatat e ndryshme të inxhinierisë së ndërtimit.

Gjithsesi, gjëja më e rëndësishme ishte mundësia për të njohur dhe për të ndërvepruar me kultura të ndryshme, me anë të ekskursioneve dhe miqësive të krijuara gjatë kësaj konference, që mund të jenë të dobishme dhe në të ardhmen.
Konferenca u sponsorizua nga Ferar sh.p.k dhe Studioja e Arkitekturës AST.