Pėrfaqėsuesit e CHwB mbajtėn njė forum tė hapur pėr Trashėgimitė Kulturore

April 3rd, 2015

Pėrfaqėsuesit e CHwB mbajtėn njė forum tė hapur pėr Trashėgimitė Kulturore

Pėrfaqėsuesit e CHwB mbajtėn njė forum tė hapur pėr Trashėgimitė Kulturore

Më 3 prill 2015, një grup i përfaqësuesve të organizatës joqeveritare Trashëgimitë Kulturore pa Kufij mbajti një leksion të hapur në lidhje me trashëgiminë kulturore.

Zonja Lejla Hadzic, Koordinatore Rajonale dhe shefe zyre, prezantoi aktivitetet kryesore që CHwB ka punuar ne vitet e fundit, si: Restaurimi i shtëpive Babameto në Gjirokastër, aktivitete per femijë “E Ka Kush E Ka”, Hammam (Banjo Turke) , Kruja, si dhe restaurimin e kampeve rajonale.

Znj Elena Mamani, Menaxhere Projekti dhe Zëvendës Shefe e Zyrës, prezantoi audiencën me planet e intervenimit urgjent të disa prej ndërtesave që janë në nevojë urgjente për ndërhyrje në Gjirokastër. Në vazhdim, ajo prezantoi rezultatet e fundit të anketës për zonat e trashëgimisë së Gjirokastrës dhe nivelin e rrezikut që monumentet e vjetra ishin të kërcënuara.

Në anën tjetër, z Mirian Bllaci, Menaxher  Projekti, paraqiti një tjetër aspekt të trashëgimisë kulturore, Vështirësitë e trashëgimisë. Ndër të tjera, ai e mori si shembull ish-kampin e burgut të Spaçit, ku ka pasur një iniciativë për organizimin, të punuarit në grupe multidisiplinare, kryerjen e dokumentacionit, analiza si dhe duke veprime prioritare për restaurimin.

Të tre të ftuarit përshkruan aspekte interesante në lidhje me Trashëgiminë Kulturore, pse ruajtja është e rëndësishme dhe çfarë duhet bërë për të mbrojtur trashëgiminë tonë kulturore.

Pas prezantimit anëtarët CHwB u takuan me dekanin e Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë, Prof. Dr. i Asocuar Hüseyin Bilgin dhe një grup profesorësh nga departamentet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit. Në këtë takim u diskutua për fushat e mundshme të bashkëpunimit ndërmjet CHwB dhe departamenteve përkatëse.