Prof.Dr. i Asoc. Hüseyin Bilgin ishte i ftuar si folės kryesor nė konferencėn e dytė “CSCE-2015”

April 21st, 2015

Prof.Dr. i Asoc. Hüseyin Bilgin ishte i ftuar si folės kryesor nė konferencėn e dytė “CSCE-2015”

Prof.Dr. i Asoc. Hüseyin Bilgin ishte i ftuar si folės kryesor nė konferencėn e dytė “CSCE-2015”

Më 18-19 prill 2015, Prof. Dr. i Asocuar Huseyin Bilgin, Dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë, mbajti fjalimin e tij si drejtues kryesor i ftuar në "Konferencën e Dytë Ndërkombëtare mbi Përparimet në Inxhinieri Ndërtimi, Strukture dhe Konstruksjoni - CSCE", e cila u mbajt në Romë, Itali. Në këtë konferencë, studiuesit nga 44 vende të ndryshme, duke përfshirë Shqipërinë, Belgjika, Brazili, Franca, Gjermania, Italia, Turqia, Britania e Madhe, etj, prezantuan punimet e tyre.

Dr. Bilgin paraqiti një fjalim në lidhje me "Vlerësimin e Procedurave për Vlerësimin e Performancës sizmike të strukturave". Ai diskutoi për zhvillimet e reja në fushën e inxhinierisë së tërmeteve, duke krahasuar filozofitë e bazuara në forcim dhe deformimet e bazuara ne projektim. Në fund, përfundime të përgjithshme dhe problematika të procedurave janë përshkruar në aplikimet praktike dhe teorike.

CSCE 2015 është organizuar nga instituti i Inxhinierëve Kërkimit dhe Doktorët për të sjellë së bashku akademikë të ri dhe ekspertë industrial në fushën e ndërtimit, strukturës dhe konstruksionit në një forum të përbashkët. Qëllimi kryesor i konferencës ishte të promovojë aktivitetet studiuese dhe zhvillimore në ndërtim, strukturë dhe konstruksion. Një qëllim tjetër është promovimi I informacionit shkencor ndërmjet studiuesve, zbuluesve, inxhinierëve, studentëve dhe praktikantëve që punojnë kudo ne botë.