Z. Enea Mustafaraj iu dha titulli "Dr" nė Inxhinierinė e Ndėrtimit

July 3rd, 2016

Z. Enea Mustafaraj iu dha titulli

Z. Enea Mustafaraj iu dha titulli "Dr" nė Inxhinierinė e Ndėrtimit

Më 16 qershor 2016, Z. Enea Mustafaraj, pedagog në Departamentin e Inxhinierisë së Ndërtimit, i është dhënë titulli Dr. nga Universiteti Epoka. Studimi i tij i titulluar "Perforcimi i jashtëm i muraturave të dëmtuara ndaj forcave prerëse" lidhet me përmirësimin e performancës strukturore të muraturave duke përdorur teknika të ndryshme perforcuese. Z. Mustafaraj është studenti i parë ne ciklin e doktoraturës i diplomuar nga Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Epoka.

Ne i urojme suksese Dr. Mustafaraj në karrierën e tij të ardhshme akademike si dhe në angazhimet profesionale.

Më poshtë ju mund të gjeni disa detaje në lidhje me studimin e tij:

 

Titulli: PERFORCIMI I JASHTEM I MURATURAVE TE DEMTUARA NDAJ FORCAVE PRERESE

Autori: Enea MUSTAFARAJ

Udhëheqësi i Tezës:  Assoc. Prof. Dr. Yavuz YARDIM 

 

ABSTRAKTI:

Konstruksionet e muraturës janë një ndër tipet e ndërtimit më të përdorura në botë. Këto lloj ndrëtimesh kanë aftësi rezistuese të limituar ndaj ngarkesave lateral, në veçanti ndaj tërmeteve. Në këtë studim paraqitet një fushatë e eksperimenteve mbi investigimin e performancës strukturore të muraturave duke kryer teste diagonalisht në shtypje dhe modelim me elementë të fundëm. Pesedhjetë e dy (52) teste jane kryer mbi 38 panele me dimensione nominale 1.2 x 1.2 x 0.25 m.

Katër metoda të ndryshme përforcuese janë marrë në konsiderate (suvatim me ferrocement, llaç i përforcuar me fibra (TRM), suvatim me rrijetë polimeri me fibra xhami (G-FRP) dhe përforcim me copa polimeri me fibra karboni (C-FRP)) në mënyrë që të përmirësohet performanca strukturore e mureve gjatë veprimit të forcave sizmike.

Muret jane ndertuar ne dy seri me dy lloje të ndryshme llaçi në mënyrë që të simulohej gjendja e muraturave egzistuese; llaç i tipit “N” për ndërtesat moderne dhe llaç i tipit “O” për ndërtesat e vjetra të ndërtuara gjatë viteve 1950-60 dhe më herët.

Një vemendje e veçantë i është kushtuar mureve të dëmtuar. Pasi panelet u testuan deri në thyerje të plotë, u riparuan me metodat e përforcimit të mësipërme. Rezultatet e eksperimenteve u krahasuan në raport me rritjen e rezistencës ndaj forcave prerëse, zhvendosjen laterale dhe absorbimit të energjisë. Gjithashtu, panelet u modeluan duke përdorur metodën e elementëve të fundëm duke kryer analiza lineare dhe jo-lineare.

Muret e papërforcuar dhe ato të përforcuar me ferrocement dhe polipropilenë, u modeluan me programin DIANA 9.6 duke përdorur metodën “discrete micromodelling” dhe një analizë jo-lineare u krye për cdo rast. Rezultatet e modelimit treguan nje përputhshmëri mjaft të kënaqshme me rezultatet e eksperimenteve duke nxjerrë në pah qe teknika e përforcimit me ferrocement ishte më efektivja.

Nga rezultatet u pa që teknika e suvatimit me ferrocement, pas riparimit të mureve të dëmtuar, pati një përmirësim të rezistencës në prerje prej 179-476% dhe të duktilitetit në 388-1193%.

Teknikat e përforcimit shkaktuan një rritje të konsiderueshme të rezistencës. Suvatimi me ferrocement ishte metoda që përveç rritjes së rezistencës, solli edhe një rritje të konsiderueshme të duktilitetit si në muret e padëmtuara ashtu edhe në ato të dëmtuar.

Fjalë kyçe: muratura të papërforcuara, metoda përforcimi, veshje me ferrocement, llaç i përforcuar me fibra, test diagonal në shypje, modelim me elementë të fundëm