Z. Erion Luga iu dha titulli "Dr"

February 27th, 2015

Më 11 shkurt 2015, Z. Erion Luga, pedagog në departamentin e Inxhinierisë së Ndërtimit, mbrojti me sukses tezën e doktoraturës para jurisë prej 5 profesorëve, petagogëve të tjerë, studentë masteri dhe doktorature në departamentin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Erciyes. Studimi i tij "Vetıtë e llaçeve gjeopolımere të hıreve fluturues dhe skorjeve të furrënaltave" ishte kërkimi i parë në inxhinierinë e ndërtimit për të futur metoda të kombinuara në këtë fushë. Pas mbrojtjes, atij iu dha titulli doktor në Inxhinieri Ndërtimi, nga instituti i shkencave egzakte në Universitetin Erciyes

Ne i urojme suksese Dr. Lugës në aspiratat e tij të ardhshme.

 

 

Më poshtë mund te gjeni detaje për këtë studim:

Titulli: VETITE E LLAÇEVE GJEOPOLIMERE TE HIREVE FLUTURUES DHE SKORJEVE TE FURRËNALTAVE

Autori: Erion LUGA

Nga: Universiteti Erciyes, Instituti i Shkencave Egzakte

Udhëheqësi i Tezës:  Prof. Dr. Cengiz Duran ATİŞ 

 

ABSTRAKTI

Qëllimi i këtij studimi është optimizimi i llaçeve të prodhuar nga pëzierja e hirit fluturues dhe skorjeve të furrënaltave të aktivizuara me hidroksid natriumi, dhe matja e vetive të përzierjeve optimale të llaçeve. Për këtë qëllim, duke pëdorur metodën e projektimit eksperimental "Combined Design Method" dhe me ndihmën e paketës së programeve Design Expert 8 u bë i mundur përcaktimi i raporteve dhe kushteve më të mira të prodhimit në lidhje me konsistencën e llaçeve të freskët, aftësinë mbajtëse në përkulje dhe aftësinë mbajtëse në shtypje të llaçeve të  trajtuar në nivele të ndryshme temperature midis 50-100°C. Rezultatet e modelit të analizës dëshmuan për zbatueshmërinë e modelit të regresionit  në bashkësinë e vlerave të variablave të përfshira. Pas arritjes së vlerave optimale kampionët e zgjedhur bashkë me dy llaçe kontrolli të prodhuar me çimento Portland 42,5 dhe 52,5 iu nënshtruan provave të ndryshme si: përcaktimi i masës vëllimore, kapacitetit ujëthithës, porozitetit, aftësisë mbajtëse në përkulje dhe në shtypje, kapilaritetit, rezistencës në abrazion, rezistencës ndaj temperaturave të larta, tkurrjes, rezistencës ndaj ngrirje-shkrirjes, rezistencës ndaj cikleve të lagie-tharjes, efektit të HCl, efektit të H2SO4, efektit të mjedisit alkalin dhe analiza SEM. Rezultatet u krahasuan me ato të llaçeve të kontrollit. Si përfundim u konstatua se vetitë e llaçeve gjeopolimere si: aftësia mbajtëse në shtypje, rezistenca në abrazion, rezistenca ndaj temperaturave të larta, tkurrja, rezistenca ndaj cikleve të lagie-tharjes dhe rezistenca ndaj H2SO4 ishin më të mira se ato të llaçeve të kontrollit. Ndërsa rezistenca ndaj ngrirje-shkrirjes, rezistenca ndaj HCl dhe mjedisit alkalin u kostatuan të ishin më të dobëta se ato të llaçeve të kontrollit.