Anėtarėt e ‘Future Engineers” morėn pjesė nė seminarin e organizuar me Klubin Inxhinierisė sė Ndėrtimit nė Universitetin Erciyes

January 7th, 2014

Anėtarėt e ‘Future Engineers” morėn pjesė nė seminarin e organizuar me Klubin Inxhinierisė sė Ndėrtimit nė Universitetin Erciyes

Anėtarėt e ‘Future Engineers” morėn pjesė nė seminarin e organizuar me Klubin Inxhinierisė sė Ndėrtimit nė Universitetin Erciyes

Anëtarët e klubit studentor “Future Engineers” morën pjesë në seminarin gjashtëditor të organizuar në bashkëpunim me klubin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Erciyes në Kayseri, Turqi, i cili u zhvillua nga datat 24 deri më datë 30 dhjetor 2013. Gjatë këtij seminari, një grup përfaqësues prej 14 studentësh anëtarët të klubit studetor “Future Engineers”, të udhëhequr nga këshilltari i këtij klubi z. Erjon Luga u pritën në takime të veçanta nga drejtues të Universitetit Erciyes dhe Universitetit Meliksah, drejtues të Departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit në të dy universitetit, klubet studentëtore simotra dhe përfaqësues të kompanive private në sektorin e ndërtimit.

Gjatë vizitës së tyre ata u pritën në një takim nga rektori i Universitetit Meliksah, Prof. Dr. Mahmut D. MAT. Gjatë takimit ai vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy universiteteve dhe premtoi mbështetjen për studentët e interesuar për të vijuar studimet pasuniversitare në këtë universitet. Anëtarët e klubit u pritën në një takim dhe nga drejtuesit e Departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Erciyes, Prof.Dr. Tankut Yalçınöz të cilët i njohën ata me projektet dhe arritjet e këtij Fakulteti. Studentët patën mundësi të njihen dhe bashkëbisedojnë më profesorët më në zë që japin mësim në Departamentin e Inxhinirierisë së Ndërtimit në këtë universitet. Ndërkaq tre prej anëtarëve të klubit “Future Engineers” bënë një prezantim të shkurtër rreth Shqipërisë, Universitetit Epoka, Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Klubit studentor “Future Engineers”.

Ndërkaq anëtarët e klubit “Future Engineers’ zhilluan një takim me anëtarët klubit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Erciyes, me të cilët u ndanë ide rreth mundësive për organizimin e aktiviteteve dhe seminarëve të përbashkëta me pjesmarrjen e studentëve të të dy universiteteve. Studentët prezantuan idetë e tyre dhe projekte të reja, të cilat do të organizohen në të ardhmen nga klubi “Future Engineers”.
Gjatë vizitës së tyre në Kayseri anëtarët e këtij klubi u pritën në një takim të veçantë nga drejtues të kompania Kinas, nga një prej kompanive më të mëdha në sektorin e ndërtimit në Kayseri. Pronari i kësaj kompanie z. Hamdi KINAS i njohu ata me projektet kryesore të kompanisë si dhe njohur studentët përvojën e tij si inxhinier dhe drejtues i kompanisë. Ai vuri theksin në pasionin dhe dashurinë për profesionin dhe përgatitjen, duke i konsideruar këto si çelësin kryesor në suksesin e tij në këtë sektor. Studentët gjithashtu patën mundësi të njihen më afër më shumë prej projekteve të kësaj kompanie.

Vizita dhe takimet e zhvilluara u organizuan nga klubi studentor “Future Engineers” për të gjithë anëtarët e këtij klubi, si një mënyrë për të ndarë idetë dhe përvojat individuale mes studentëve të klubeve studentore simotra në universitete të ndryshme,të cilët operojnë dhe ndajnë të njëjtin interes.

Përveç aspekteve kulturore dhe sociale të aktiviteteve të tilla, organizatorët e vlerësuan seminarin në fjalë si një mundësi jo vetëm për nismë të përkryer për t’u njohur me anëtarët, këshilltarët , idetë dhe planet e ardhshme dhe ngjarje dhe për të krijuar një ambient të rehatshëm për të gjithë pjesëmarrësit dhe anëtarët e ardhshëm të Inxhinierëve të Klubit.