Konferenca e Dytė Ndėrkombėtare Ballkanike mbi Sfidat e Inxhinierisė sė Ndėrtimit

May 23rd, 2011

Të dashur akademikë/kolegë

Departamentet e Inxhinierisë së Ndërtimit të Univeristetit Epoka dhe Universitetit Politeknik të Tiranës janë duke organizuar sëbashku “Konferencën e Dytë Ndërkombëtare Ballkanike mbi Sfidat e Inxhinierisë së Ndërtimit” që do të mbahet në Tiranë, në 23 – 25 Maj 2013.

E vlerësojmë interesin tuaj në konferencë dhe mendojmë se konferenca do të jetë e vlefshme për ju, duke ju mundësuar marrjen e informacioneve të reja në fusha të ndryshme dhe në lidhje me sfida të ndryshme të inxhinierisë së ndërtimit. Ne gjithashtu shpresojmë se kjo konference do t’u japë ju shumë mundësi bashkëpunimi shkencor.

Në emër të komitetit organizues, ne ju mirëpresim në Universitetin Epoka, Rruga Tiranë-Rinas, Km. 12, Tiranë, Shqipëri.

Temat që përfshihen në konferencë:

  • Inxhinieri Strukturore dhe e Tërmeteve
  • Inxhinieri Bregdetare dhe e Gjireve
  • Metoda Numerike (llogaritesë) në Inxhinieri Ndërtimi
  • Teknologji dhe Menaxhim Ndërtimi
  • Materiale Ndërtimi
  • Inxhinieri Gjeoteknike
  • Inxhinieri Hidroteknike
  • Inxhinieri Transporti
  • Raste studimore në Inxhinierinë e Ndërtimit

Data të rëndësishme për konferencën:

Dorëzimi i Abstrakteve                                 1 Dhjetor 2012
Dorëzimi i Abstrakteve (afati i zgjatur)       5 Janar 2013
Lajmërimi për Pranimin e Abstraktit         15 Janar 2013
Dorëzimi i Punimit (i plotë)                          31 Mars 2013
Lajmërimi i Pranimit të Punimit të Plotë   26 Prill 2013
Datat e Konferencës                                     23 – 25 Maj 2013

 

Për më shumë informacione vizitoni:

BCCCE_2013 Conference Secretariat
Universiteti EPOKA, Rruga Tiranë-Rinas, Km. 12, Tiranë, Shqipëri

E-mail:                bccce2013@epoka.edu.al
Faqja zyrtare:     http://bcce2013.epoka.edu.al