Leksion i Hapur - Ndėrtimi dhe mirėmbajtja e digave nė lumin Drin

January 18th, 2017

Leksion i Hapur - Ndėrtimi dhe mirėmbajtja e digave nė lumin Drin

Leksion i Hapur - Ndėrtimi dhe mirėmbajtja e digave nė lumin Drin

Arjan Jovani eshte dipllomuar ne Universitetin Politeknik te Tiranes, Dega Hidroteknike ne vitin 1986.

E ka filluar karieren e tij duke punuar ne ndertimin e HEC te Banjes deri ne vitin 1993 duke kaluar me tej prane  Institutit Kombetar per projektimin e veprave te ndertimit dhe sistemet e Ujesjelles Kanalizime si projektues.

Gjate karieres se tij ka punuar dhe kontribuar si ekspert ne projektimin dhe supervizimin e sistemeve te infrastruktures ujore ne zonat urbane dhe rurale. Ka dhene tere eksperiencen e tij dhe ka qene shume aktiv edhe ne kontrollin e projekteve ne fushen e ndertimit te digave dhe HEC te vegjel.

Ne vitin 2006 kalon prane “Enti Rregullator i Ujit” si Antar i Bordit Kombetar si Vendim-marres per Licencimin dhe vendosjen e Standarteve dhe Tarifave per sherbimin e furnizimit me uje te pijshem dhe largimit e trajtimit te ujrave te ndotura, dhe ndjek Monitorimin e performances se Ndermarrjeve te Ujit ne Shqiperi.

Sot Z.Jovani   mban postin e Drejtorit te Sigurise se Digave prane Koorporates Elektroenergjitike Shqiprtare (KESH) 

Pervec ekseriences se tij te pasur si inxhinier zbatues dhe projektues ai eshte shume aktiv edhe ne fushen akademike duke u angazhuar si lektor me kohe te pjesshme prane Universtetit Politeknik te Tiranes, Fakulteti i Inxhinierise se Ndertimit, prane Katedres se Hidroteknikes ku ka zhvilluar Leksione per Rrjetet Inxhinerike ne zonat urbane si:

  -Leksione mbi pregatitjen e TOR, studimeve te besuehmerise, projekteve te zbatimit per sistemet e infrastruktures inxhinierike ne zonat urbane,

-  Leksione mbi menaxhimin teknik te sistemeve te infrastruktures inxhinierike ne zonat urbane, etj.

Arjan Jovani eshte Ekspert Hidroteknik me mbi 30 vjet experience ne ndertimin, projektimin, supervizimin dhe Monitorimin e digave dhe veprave teknike, Projektimin dhe supervizimin e sistemeve te infrastruktures ujore ne zonat urbane dhe rurale, kontrollin e projekteve ne fushen e ndertimit te digave dhe HEC te vegjel, studimeve mjedisore, leksioneve universitare dhe trainimeve teknike ne fushen e ujit:

·         Menaxhim projektesh ne linje me standartet Europiane dhe direktivat ne kuader te Ujit.

·         Konsulence per Vleresim Mjedisor dhe Vleresime te impaktit ne mjedis;

·         Eksperience disa vjecare ne projektet nen procedurat nderkombetare te Bankes Boterore, EU, USAID dhe KfW